Filmi “BABAI” u prezantua në Berlin, mori interesimin e “Die Welt”

Filmi kosovaro-gjeman “BABAI” nga Visar Morina, është prezantuar mbrëmë në Berlin, prezantim ky i cili u mundësua me bashkëpunim të ngushtë mes Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe Fondacionit Konrad Adenauer.

ShowBiz

08/03/2016 15:27

Ngjarja ka arritur të jetë një nder organizimet më prestigjioze në kuadër të “Radhës javore të filmit” në Berlin.

Filmi u paraqit në Amfiteatrin e Fonacionit të lartpërmendur ku ishin të ftuar mysafir nga sfera politike, ekonomike, kulturore e tjera.

Rita Schorpp, koordinatorja e Akademisë së Fonacionit Konrad Adenauer shprehu kënaqësinë për prezantimin e një filmi nga Kosova dhe bashkëpunimit me Ambasadën.

E ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Skender Xhakaliu theksoi llojllojshmërinë e Kosovës dhe këtu sidomos atë të kulturës.

“Vendi jonë ka rritur falë angazhimit të filmbërësit të pozicionohet në skenën e filmit ndërkombëtare. Nuk mund ta mohoj krenarinë qe e kam për filmat e Kosovës të cilit janë shpërblyer edhe në festivale ndërkombëtare”

Filmi “Babai”, ka qenë propozimi i Kosovës në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj” në “Oscars” për vitin 2015.

Kabashi që luan rolin e Gëzimit dhe Maloku që luan rolin e Norit, sjellin rrëfimin për Kosovën e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, ku njerëzit luftojnë për një jetë më të mirë, të cilët përvojën ta gjejnë nëpër rrugët e botës. Gëzimi, i cili dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani, përballet me të birin Norin, i cili bën çdo gjë për të qenë me të. Në këto rrethana, të zënë mes dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia baba-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.

Pas shfaqjes së filmit, i cili u prit me ovacione,  regjisori Visar Morina së bashku me dy protagonistët kryesorë në film, Astrit Kabashi qe luante rolin e babait dhe Val Maloku, i cili kishte rolin e të birit biseduan me redaktorin e seksionit të filmit të gazetës së mirënjohur gjermane “Die welt”, Hanns-Georg Rodek.

Gjatë bashkëbisedimit Visar Morina shpejgoi se filmi tregon dhunën nga regjimi serb në mënyrë indirekte, ndërsa dhunën direkte në marrëdhëniet ndërnjerëzore.

Astrit Kabashi i pyetur për kujtimet e tij të periudhës së 90-tave tha, “Nuk i uroj askujt të jetoj në atë kohë. Një kohë e definuar nga frika”.

Në vazhdim shikuesit kishin mundësinë të shtronin pyetje të drejtpërdrejta./ Lajmi.net

BABAI ne Berlin KAS_Babai-14  KAS_Babai-8