“Babai” me premierë në Berlin
Në “hackesche höfe kino”, në Berlin në mbrëmjen e së dielës është dhënë premiera e filmit “Babai”, me regji të Visar Morinës.
ShowBiz
Filmi i cili është mbështetur edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës është bashkëprodhim edhe i Maqedonisë, Francës dhe Gjermanisë.
Përveç regjisorit të pranishëm në premierë ishin edhe Astrit Kabashi e Val Maloku. Filmi deri më tash është prezantuar në shumë festivale dhe gjithashtu ka qenë i nominuar nga Kosova për çmimin Oscar./lajmi.net
