Babai ia dha veshkën vajzës 6 vjeçare dhe i shpëtoi jetën- Emocione të shumta pas kthimit në Kosovë

Një baba është bërë hero i vajzës së tij gjashtë vjeçare duke i shpëtuar jetën asaj. Ai ia ka dhënë veshkën të bijës, e për të cilën thotë se është shumë i lumtur pasi i ka shpëtuar jetën vogëlushes së tij. “S’di qysh me e përshkru, kur më kanë thënë që i bje veshka unë…

Lajme

14/11/2024 13:36

Një baba është bërë hero i vajzës së tij gjashtë vjeçare duke i shpëtuar jetën asaj.

Ai ia ka dhënë veshkën të bijës, e për të cilën thotë se është shumë i lumtur pasi i ka shpëtuar jetën vogëlushes së tij.

“S’di qysh me e përshkru, kur më kanë thënë që i bje veshka unë menjëherë nuk kam prit dy fjalë, kam thënë qysh jo more. Tu kesh kam hi, tu kesh kam dal, as nuk ma ka ni që me thënë është mërzit a diçka. Krejt shkojshin tu kajt unë tu kesh, ama kur jam dal veç për qik më ka ra në mend”, ka thënë ai mes lotësh për lajmi.net.

Nëna e gjashtë vjeçares ka treguar se sa e vështirë ka qenë për atë pasi që dy më të dashurit e saj ndodheshin në sallën e operimit.

“Për mua ka qenë shumë rëndë, dy persona i kam shti në sallë por ia kemi dal. Kanë qenë mjekët shumë të mirë dhe një kujdesje shumë shumë e madhe”, ka thënë ajo.

Babai i vajzës ka bërë thirrje që të ndihmohen të gjithë ata që ballafaqohen me sëmundje të tilla që duhet të trajtohen jashtë vendit pasi që siç thotë ai është shumë e rëndë.

Tani pas kthimit nga Turqia, vogëlushja dhe babai i saj gëzojnë shëndet të plotë. /Lajmi.net/ 

Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë: