Babai i Kean ‘shokon’ Juventusin, jep shenja për transferimin e talentit  tek Inter

Juventus duket se mund të humb një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit italian, Moise Kean.

Sport

27/06/2019 14:14

Babai i lojtari ka thënë se Inter është shtëpia e birit të tij, dhe se ai do të donte të transferohej atje, nëse ‘Zi kaltrit’ i ofrojnë më shumë para sesa Juve apo Ajax.

Ai ka zbuluar se qysh në fëmijëri, Kean zgjidhte të blinte fanellat e Inter, saktësisht atë të Obafemi Martins.

“Gjithçka filloi kur ne po ecnim në qendër tregtare dhe i thash të zgjidhte një fanellë. Ai nuk kishte asnjë dyshim, zgjodhi atë të Obafemi Martins, fanellë ‘Nerazzurri’” ka thënë babai i lojtarit, transmeton lajmi.net.

“Inter është shtëpia e tij: Ai zgjodhi atë që kur ishte i vogël. Jam i sigurt që do të donte kalimin atje. Varët gjithçka nga ofertat e tyre” ka thënë tutje Biorou Jean.

“Nëse Inter ofron më shumë sesa ai fiton aktualisht, ai do të transferohej, sipas mendimit tim” ishin fjalët e babait të Kean.

Kean së fundmi ka pasur disa probleme me kombëtaren U-21 të Italisë, ku së bashku me Nicolo Zaniolon janë dënuar nga selektori, për shkak të paraqitjeve me vonesë në grumbullime. /Lajmi.net/