Babai i Guardiolas jep lajmin e madh për tifozët e Barcelonës
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola fitoi çmimin 'Trajneri i vitit' nga Federata Katalanase të martën në mbrëmje, me babanë e tij që pranoi çmimin në emër të tij dhe diskutoi për të ardhmen e tij.
Sport
Guardiola dërgoi një regjistrim për të pranuar çmimin, megjithëse ai nuk ishte në gjendje të marrë pjesë për shkak të angazhimeve të tij me Cityn.
Babai i tij Valenti Guardiola ishte i pranishëm për të marrë trofeun, duke mos i iku pyetjes nëse djali i tij do të kthehej ndonjëherë te Barcelona, përcjell lajmi.net.
“Mund të jetë një po, që ai të kthehet në Barcelona, por do të ishte si trajner”, u përgjigj ai.
“Që kur u largua nga shtëpia, ai gjithmonë ka marrë vendimet e tij”.
“Unë kurrë nuk e kam këshilluar atë”, zbuloi Valenti. /Lajmi.net/