Babai i Dua Lipës publikon foto nga pushimet, ‘dhëndri i Kosovës” merr vëmendje me këtë detaj

Dukagjin Lipa ka publikuar fotografi nga pushimet në Meksiko.

ShowBiz

14/01/2021 09:54

Në Instagram, ka ndarë imazhe me shoqërinë teksa janë duke festuar, shkruan lajmi.net.

Në fotografitë që babai i Duas ka postuar shihet edhe i dashuri i këngëtares i cili ka marrë vëmendje me veprimin e tij.

Anwar , modeli i njohur dhe vëllai i motrave të famshme Bella dhe Gigi Hadid shihet se ka bërë simbolin e shqiponjës që identifikon Shqipërinë.

Siç shihet në foto, nuk është se e ka perfeksionuar mënyrën se si bëhet shqiponja megjithatë mjafton se është munduar.

Ndryshe, së fundi mediat e huaja kanë raportuar se Dua Lipa është shtatzënë por nuk është konfirmuar asgjë nga çifti./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa)