Babai i Diamant Gashit: Nëse djali im është 1% i përfshirë në vrasjen e policit, nuk i siguroj as avokat

Fehmije Gashi, avokatja e Diamant Gashit – njërit prej të arrestuarve si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e policit Muhamed Lika – ka rrëfyer bisedën që ka pasur me babanë e klientit të saj. Sipas saj, babai i Diamant Gashit ka qenë i prerë në qëndrimin e tij, duke deklaruar se nuk do të…

Lajme

22/04/2025 17:20

Fehmije Gashi, avokatja e Diamant Gashit – njërit prej të arrestuarve si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e policit Muhamed Lika – ka rrëfyer bisedën që ka pasur me babanë e klientit të saj.

Sipas saj, babai i Diamant Gashit ka qenë i prerë në qëndrimin e tij, duke deklaruar se nuk do të siguronte asnjë përkrahje për të birin nëse ai rezulton të jetë i implikuar në këtë rast.

“Këtë ma thotë edhe babai i tij, i cili dje kur më ka angazhuar, pasi kemi bërë kontratë veç për fazën e hetimeve, për arsye se ka thënë që në rast se djali im është së paku vetëm 1 për qind i implikuar në këtë vepër penale, unë nuk pranoj as avokat, asgjë t’i sigurojë atij”, është shprehur avokatja Gashi.

Informatë shtesë

Të arrestuarit R.B, E.L, Sh.K, R.M, D.G dhe V.Ç., kanë dalë para gjykatës si të dyshuar për planifikimin dhe vrasjen e rreshterit Muhamet Lika.

Prokuroria në Ferizaj ka kërkuar një muaj paraburgim për gjashtë të arrestuarit.

Ndërkaq dje, Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për të mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës prej një muaj paraburgim kundër të miturit R. B. si i dyshuar kryesor për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, më 1 prill në Kaçanik.

Muhamed Lika u vra në shkallët e hyrjes së ndërtesës ku jetonte në Kaçanik, më 1 prill derisa po kthehej nga puna.