Babadimri Bush gëzon fëmijët e një spitali në Dallas

E pëlqyet apo jo politikën e tij, këtë vepër që George W. Bush e bëri me siguri se do ta pëlqeni.

Bota

21/12/2014 08:34

Ish-presidenti amerikan u vesh si Babadimër për të vizituar një spital fëmijësh në Dallas.

68-vjeçari po shpërndante dhurata për fëmijët që do të kalojnë Krishtlindjet në Qendrën Spitalore për Fëmijë.

“Qëllojeni se kush erdhi dhe i dha një dhuratë Emilys për Krishtlindje, i veshur si Babadimër dhe i përcjellë nga Shërbimi Sekret? Presidenti George Bush”, ka postuar një nënë e një fëmije në Facebook fotografinë e Bushit të veshur me rrobat e Babadimrit, transmeton Koha.net.

Raportohet se xhuxhët që e shoqëronin Bushin ishin agjentë të shërbimit sekret.

Bush, i cili u pasua nga Barack Obama më 2009, ka mbrojtje të përjetshme nga shërbimi sekret, siç kanë edhe të gjithë ish-presidentët tjerë.

Republikani, i cili jeton në Dallas, ka bërë jetë të qetë që kur ka lënë Shtëpinë e Bardhë.