Azpilicueta pas kualifikimit tutje: Pas kësaj humbje është e vështirë të qëndrosh pozitiv

Mbrojtësi spanjoll, Cesar Azpilicueta komentoi humbjen ndaj Japonisë. Spanja pësoi 2:1 ndaj Japonisë, por siguroi kualifikimin tutje, transmeton lajmi.net. Pas këtij takimi komentoi ylli i Chelsea, Azpilicueta, duke thënë se kanë dashur të kalojnë tutje më një fitore, dhe humbja do jetë e vështirë të qëndrojnë pozitiv. “Është e qartë se do të kishim dashur…

Sport

01/12/2022 22:36

Mbrojtësi spanjoll, Cesar Azpilicueta komentoi humbjen ndaj Japonisë.

Spanja pësoi 2:1 ndaj Japonisë, por siguroi kualifikimin tutje, transmeton lajmi.net.

Pas këtij takimi komentoi ylli i Chelsea, Azpilicueta, duke thënë se kanë dashur të kalojnë tutje më një fitore, dhe humbja do jetë e vështirë të qëndrojnë pozitiv.

“Është e qartë se do të kishim dashur të kualifikoheshim duke e fituar këtë ndeshje. Në pjesën e dytë ata shënuan dy gola për ne shumë shpejt dhe më pas ishte e vështirë për ne. Por ne jemi brenda dhe mendojmë për të tetat.

E di që pas një humbjeje është e vështirë të jesh pozitiv. Por është koha për të parë përpara. Ne gjithmonë shkojmë çdo ndeshje për të fituar, nuk kemi parë përtej raundit tjetër. Është e vërtetë që rezultati tjetër na ka bërë të kalojmë tutje”, u shpreh fillimisht ai.

Më pas ai tha se tashmë mendojnë për ndeshjen e radhës, atë ndaj Marokut.

“Çfarë kemi parë në lojëra të tjera në Japoni. Është një përzgjedhje dinamike dhe gabimet tona na kanë penalizuar gjithashtu. Kur kemi mundur të kemi kontroll dhe të kërkojmë të dytën, nuk kemi mundur. Tani është koha për të menduar për Marokun”, përfundoi ai.

Maroku – Spanja zhvillohet më gjashtë dhjetor, me fillim nga ora 16:00./Lajmi.net/