Aziz Salihu niset për shërim jashtë vendit, ja si e ka ndryshuar semundja (Foto)
Aziz Salihu, legjenda e boksit, fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos ka me tepër se dy muaj që është shtrirë në spitalin e Prishtinës.

ShowBiz
Që nga shtrirja e tij në spital para dy muajve, mjekët kosovarë nuk kanë arritur të diagnostifikojnë se nga çfarë vuan Zizi.
Me shpresë se do të gjej sherim, Aziz Salihu so do të niset sot për në Turqi, transmeton Magazina.al
Lajmin e ka dhënë djali i Zizit, Mentor Salihu, i cili ka thënë se mjekët kosovar e kanë mbajtur me shpresë me fjalët “Mirë është, ne e kemi në dorë”.
Ja çfarë shkruan djali i Aziz Salihut:
Ka 2 muaj i padiagnostifikuar ne spitalin infektiv ne Prishtine duke ju kerkuar gjithmon nje pergjigje mjekve dhe duke ju lutur te na tregojn se a jan ngjendje me sheru a jo apo ta dergojm diku jasht,gjithmon me fjalen Mire eshte ne e kemi ne dor ..Dhe ja si duket Aziz Salihu …
Me shpresen per nje mundesi te dyt per sherim sod transferohet ne Turqi …
Me ndihmen e Zotit lutemi te sherohet sa ma shpejt … ???.