Azet rikthehet në skenë me këngën ‘Hayabusa’
Azet është rikthyer me një bashkëpunim.

ShowBiz
Azet për çështje familjare kishte vendosur që të largohet nga skena muzikore për një kohë të pa caktuar, por pauza e tij nuk zgjati shumë dhe reperi është rikthyer sërish, shkruan lajmi.net.
Siç ishte paralajmëruar edhe më parë, artisti me prejardhje kosovare në bashkëpunim me Miami Yacine kanë publikuar duetin ‘Hayabusa’ këngë kjo që është punuar edhe me klip.
Projekti veçse ka arritur gati gjysmë milionë klikime në Youtube pak orë pas publikimit.
Më poshtë mund ta dëgjoni bashkëpunimin e ri të Azet me reperin algjerian. /Lajmi.net/
