Azemi nga ZRrE: Kemi deponuar dëshmitë që i kemi mbledhë për mashtrimin me njehsorë elektrikë, hetimet të nisin menjëherë
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka folur para mediave pranë ZRrE-së, në lidhje me mashtrimin me njehsorët elektrikë. Ai ka thënë se kërkojnë nga Zyra e rregullatorit të Energjisë që të nisin menjëherë hetimet për njehsorët elektrikë, pasi siç thotë Azemi kjo e fundit është organi ku merren vendime për sektorin e energjisë.…
Lajme
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka folur para mediave pranë ZRrE-së, në lidhje me mashtrimin me njehsorët elektrikë.
Ai ka thënë se kërkojnë nga Zyra e rregullatorit të Energjisë që të nisin menjëherë hetimet për njehsorët elektrikë, pasi siç thotë Azemi kjo e fundit është organi ku merren vendime për sektorin e energjisë.
“Sot kemi ardhë të zyrat e ZRRE-së, për t’i deponuar dëshmitë që i kemi mbledhë gjatë këtyre ditëve. Janë këto 884 dëshmi, jo tetë jo 80, po 884 dëshmi tona dhe janë qindra dëshmi që i kanë dërguar qytetarët te Republikës së Kosovës në adresën time të cilat po i deponojmë këtu në ZRRE [për të kërkuar hetim, për të kërkuar zbardhje të këtij rasti sepse një hetim i të gjithë këtyre njehsorëve të cilat kanë mat gabimisht do të duhet të bëheshin ën afat sa më të shpejtë. Pra Zyra e Rregullatorit është organi i vetëm i cili merr vendime në sektorin e energjisë dhe nga ta po kërkojmë që hetimin ta fillojnë menjëherë për të parë se sa e madhe është kjo vjedhje”, ka thënë ai.
Azemi ka shtuar se qytetarët janë duke pritur përgjigje për këtë se dhe po presim kompensim.
“Qytetarët po presin përgjigje, dhe jo vetëm po presin përgjigje, por po presin edhe kompensim të dëmit të cilin e kanë shkaktua. Këtu po i shihni edhe dëshmitë nga qytetarët të cilët kanë dërgua fotografi, dëshmi. Në njehsor është ora 04:50 në kohën reale është ora 09:58…Kemi plot dëshmi të cilat i kemi bërë bashkë për të kërkuar që hetimi të fillojë menjëherë sepse qytetarët janë manipulua dhe janë keqpërdor paratë e tyre. Humbjet janë të mëdha, po flasim për humbje milionëshe. Pastaj nëse këto të cilat unë i mora dalin të vërteta po e shohim që punëtorët e KEDS-it kanë dalë në terren të organizuar e të mobilizuar për t’i larguar njehsorët elektrikë ato të cilat po masin keq sepse edhe një reagim ët cilin e bën pak më herët derisa po vija këtu reaguan dhe thanë se po mund të ketë devijime, po janë devijime të vogla dhe janë devijime teknike”, ka shtuar Azemi.
Azemi dhe përfaqësues të tjerë të LDK-së janë takuar me zyrtarë të ZRrE-së.