Azemi flet për pagat në sektorin privat: Kemi punëtorë që paguhen 170 euro
Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, ka folur për pagat që kanë punëtorët në këtë sektor. Ai ka deklaruar se ka ende punëtorë që marrin paga 170 euro. Sipas tij, kjo është një gjendje e mjerueshme. “Ka ndryshuar çështja, nuk është ajo që ka qenë më herët, punëtorët e…

Lajme
Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, ka folur për pagat që kanë punëtorët në këtë sektor.
Ai ka deklaruar se ka ende punëtorë që marrin paga 170 euro. Sipas tij, kjo është një gjendje e mjerueshme.
“Ka ndryshuar çështja, nuk është ajo që ka qenë më herët, punëtorët e sektorit privat janë jo në gjendje të mirë, në veçanti i kemi punëtorët që kryejnë shërbime për institucionet shtetërore, përmes kompanive private”, tha Azemi në Klankosova.
“Do të thotë, punëtorët e kompanive private që paguhen nga buxheti i Kosovës, aty e kemi mjerimin më të madh, e them me përgjegjësi të plotë. Kemi që kanë paga me 250 euro, kemi punëtorë edhe sot kur po flasim që kanë paga 170 euro”, ka thënë Azemi.