Azemi: Deri më 15 maj mund të aplikohet për përfshirje në Pakon Emergjente

Kryetari i Sindikatës së sektorit privat Jusuf Azemi pas takimit me ministrin e Financave dhe Transfereve Besnik Bislimin, tha se janë të kënaqur me Pakon Emergjente të miratuar nga Qeveria.

Lajme

07/04/2020 15:59

Poashtu tha se me Bislimin u dakordoan që na këtë pako të përfshihen edhe punëtorët teknik dhe ata që merre  me higjienën nëpër spitale.

Azemi tha se u dakorduan që edhe afati për aplikim për mbështetje nga kjo pako për përfituesit të shtyhet deri më 15 maj për shkak të sigurimit të dokumentacionit pasi edhe administratat punojnë me staf të reduktuar, raporton EO.