Azem Syla ftohet nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish komandantin e përgjithshëm të Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Azem Sylën.

Lajme

21/10/2019 17:34

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga avokati, Besnik Berisha.

“Po, është e vërtetë, Azem Syla është ftuar nga Specialja”, ka thënë Berisha

Ndryshe, më herët, gjatë ditës u bë e ditur se ftesë nga specialja ka marr edhe ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Kujtojmë se vetëm gjatë javës së kaluar, tetë ish komandantë dhe pjesëtarë të UÇK-së kanë bërë të ditur se janë ftuar për intervistim nga Specialja. /Lajmi.net/