Avokati Skënder Musa: shumica e deputetëve të LVV-së kanë pasur lidhje me ish-sistemin e kaluar

Avokati Skënder Musa ka deklaruar se shumica e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje kanë pasur lidhje me ish-sistemin e kaluar. I ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai u shpreh se është problem të gjesh një patriot brenda Vetëvendosjes. “Nuk ka normë obligative që mund të përcaktojë që ka me zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe…

Lajme

26/08/2025 08:39

Avokati Skënder Musa ka deklaruar se shumica e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje kanë pasur lidhje me ish-sistemin e kaluar.

I ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai u shpreh se është problem të gjesh një patriot brenda Vetëvendosjes.

“Nuk ka normë obligative që mund të përcaktojë që ka me zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarit të Kuvendit. Norma kushtetuese parasheh që në afat brenda 30 ditësh duhet të propozohet kandidati nga shumica që ka fituar zgjedhjet. Edhe aktgjykimi i Kushtetueses parasheh që fituesi me propozu kandidatin, mirëpo e kanë lënë të paqartë, çka nëse që partia tash e ka lënë zbrazëtinë juridike. Çka ndodh nëse partia që ka marrë shumicën e keqpërdor këtë të drejtë, sikur që është rasti i Vetëvendosjes. Në aspektin juridik njihet si zbrazëti juridike dhe i takon Kushtetueses me e bë interpretimin e saj dhe me zgjedh këtë dilemë, pasi e vetmja Kosova që nuk i jep mundësi që kryetarin ta zgjedh koalicioni paszgjedhor, është e mundshme veç koalicioni parazgjedhor. Ky vendimi i fundit kam pritur që do të zgjidh dilema”.

“Qëndrimi i LDK-së është politik se nuk të jep votë kurrkush pa koalicion, koalicionet i zgjedhin çështjet politike. Qasja për me shpall tradhtarë dhe patriotë në 25 vjet pas luftës, duke njohur të gjithë deputetët e VV-së, nuk e di a i gjen 2 apo 3 në listë që nuk kanë pasur lidhje me ish-sistemin e kaluar. Problem me gjet ndonjë patriotë aty e jo me i shpall njerëzit e luftës e njerëzit e LDK-së tradhtarë që kanë punuar në kohët më të vështirë, tradhtarë. Këto nuk i ha pazari, është një eufori, mirëpo kjo është duke rënë me të madhe”.

“Në aspektin politik, ndoshta ka qenë mirë me e votuar, pasi VV-ja e ka konsideruar që ai plotëson kriteret, por nuk mund t’i thuash një deputeti me votuar një kandidat që nuk i pëlqen dhe që nuk i plotëson disa kritere politike që janë të nevojshme”, tha Musa.