Avokati Misetiq përfundon deklarimin në Hagë, kërkon sërish shpalljen e pafajësisë për të gjitha akuzat

Në Gjykatën Speciale në Hagë sot po zhvillohet seanca e fundit për deklarata përmbyllëe në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Lluka Misetiq ishte i pari që u deklarua nga pala mbrojtëse. Misetiq ndër të tjerash deklaroi edhe një herë se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka prova kundër Hashim…

Lajme

18/02/2026 11:03

Në Gjykatën Speciale në Hagë sot po zhvillohet seanca e fundit për deklarata përmbyllëe në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Lluka Misetiq ishte i pari që u deklarua nga pala mbrojtëse.

Misetiq ndër të tjerash deklaroi edhe një herë se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka prova kundër Hashim Thaçit.

Ai tha se ZPS ka paraqitur argumente të dobëta dhe nuk mbështetet në prova për të vërtetuar nëse ndalimet ng UÇK-ja u bën në mbështetje të qëllimit ushtarak apo për synimin e marrjes së kontrollit të Kosovës.

Sipas tij, ZPS tha se motivi nuk është i rëndësishëm për qëllimin e përbashkët kriminal.

“ZPS nuk mund të pretendojë se ka një shpjegim alternativ të ndryshëm nga objektivi ushtarak. Pretendimin e saj duhet ta paraqesë me prova”, tha ai.

“Nëse ZPS nuk e provon këtë, ata ju kërkojnë që të arrini në një deduksion”, tha Mishetiq. Sipas tij, kur një ndalim u kry për qëllim ushtarak, ZPS kërkon nga trupi gjykues që ta shohë si ndalimi u bë për planin e qëllimit të përbashkët kriminal.

Misetiq kërkoi që Hashim Thaçi të shpallet i pafajshëm.

Saktësisht avokati kërkoi që Thaçi të shpallet i pafajshëm nga të gjitha akuzat me të cilat ngarkohet.

“Nuk kemi asnjë provë”, deklaroi ai.

Mishetiq thekso se standardi që kanë Dhomat e Specializuara e që pasqyron standardet e Tribunalit, është që duhet të ketë një kontribut të konsiderueshëm për krimet në aktakuzë.

“ZPS për këto nuk iu ka treguar asnjë provë në përfundim. Ju lutem shpallni pafajësinë për të gjitha akuzat”, tha Mishetiq pasi e tha fjalën e fundit.

Në fund ai falënderoi të gjithë për bashkëpunimin disa vjeçar, si gjykatësit, mbrojtjen, secilin avokat përfaqësues e deri tek përkthyesit./Lajmi.net/