Avokati Jashari për aktakuzën në Banjskë: Ligji parasheh që hetimi mund të zgjas deri në 3 vjet, u krye për një vit

Avokati Arbër Jashari ka komentuar ngritjen e aktakuzës kundër 45 persona të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë. Sipas Jasharit, në raste si ky, ligji parasheh që hetimi mund të zgjasë deri në tri vjet, por që Prokuroria e ka përfunduar punën për një vit, teksa ka përgëzuar Prokurorinë Speciale për punën e bërë, shkruan…

Lajme

11/09/2024 15:47

Avokati Arbër Jashari ka komentuar ngritjen e aktakuzës kundër 45 persona të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë.

Sipas Jasharit, në raste si ky, ligji parasheh që hetimi mund të zgjasë deri në tri vjet, por që Prokuroria e ka përfunduar punën për një vit, teksa ka përgëzuar Prokurorinë Speciale për punën e bërë, shkruan lajmi.net.

“Ngritje e një aktakuze, kaq voluminoze dhe përpunimi i gjithë atyre të dhënave, flet për një përkushtim të madh institucional i cili kalon limitet e të mundshmes. Kjo është një dëshmi, qe ne si shoqëri duhet t’i rrënojmë paragjykimet qe kemi për institucionet ligj zbatuese dhe të kemi më shumë besim në to”, ka shkruar Jashari.

Jashari ka thënë se përfundimi i një hetimi penal kaq të madh e kompleks, finalizuar me ngritjen e aktakuzës, tregon se brenda këtij institucioni ka profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi./Lajmi.net/