Avokati i Thaçit, Luka Misetic nesër mban fjalën përfundimtare në Hagë

Avokati mbrojtës i Hashim thaçit, Luka Misetic do të mbaj nesër fjalën përfundimtare në Gjykatën Speciale në Hagë. Lajmin për këtë e ka dhënë vetë Misetic përmes një postimi në “X”, shkruan lajmi.net. “Do ta mbaj fjalën përfundimtare në gjyqin për krime lufte të klientit tim, Hashim Thaçi, nesër (e mërkurë) në orën 9:00 të…

Lajme

10/02/2026 16:24

Avokati mbrojtës i Hashim thaçit, Luka Misetic do të mbaj nesër fjalën përfundimtare në Gjykatën Speciale në Hagë.

Lajmin për këtë e ka dhënë vetë Misetic përmes një postimi në “X”, shkruan lajmi.net.

“Do ta mbaj fjalën përfundimtare në gjyqin për krime lufte të klientit tim, Hashim Thaçi, nesër (e mërkurë) në orën 9:00 të mëngjesit sipas kohës së Evropës Qendrore (CET). Mund ta shikoni në këtë link, me një vonesë 45-minutëshe (videoja do të fillojë në orën 9:45 të mëngjesit sipas orës CET)”, ka shkruar Misetic në Facebook.

Fjalët përfundimtare në Hagë kanë filluar dje më 9 shkurt 2026, dhe do të vazhdojnë deri më 18 shkurt 2026.

Më 9 dhe 10 shkurt, fjalët përfundimtare i ka dhënë Prokuroria e Specializuar. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: