Avokati i Popullit: Trajtimi i personave me çrregullime mendore mbetet sfidues

Trajtimi i personave me çrregullim mendor në institucionet e privimit të lirisë, po konsiderohet ajo pjesa më problematike dhe më sfiduese për Shërbimin Korrektues të Kosovës, policinë dhe institucionet ku mbahen personat e tillë. Në konferencën e mbajtur “Shëndeti mendor në institucionet e privimit të lirisë: Roli i MKP-ve në mbrojtjen e të drejtave si…

Lajme

26/06/2025 12:35

Trajtimi i personave me çrregullim mendor në institucionet e privimit të lirisë, po konsiderohet ajo pjesa më problematike dhe më sfiduese për Shërbimin Korrektues të Kosovës, policinë dhe institucionet ku mbahen personat e tillë.

Në konferencën e mbajtur “Shëndeti mendor në institucionet e privimit të lirisë: Roli i MKP-ve në mbrojtjen e të drejtave si dhe sigurimin e mbikëqyrjes efektive”, organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit, avokati i popullit, Naim Qelaj tha se një problematike tjetër është edhe harmonizimi i legjislacionit dhe mungesa e kapaciteteve profesionale.

“Nga hulumtimet tona ka dalë që trajtimi i personave me çrregullim mendor është pjesa më problematike dhe më sfiduese për institucionet edhe institucionin korrektues, Shërbimin Korrektues të Kosovës, policinë, institucionet ku mbahen. Problematika tjetër edhe me harmonizimin e legjislacionit edhe me mungesën e kapaciteteve profesionale edhe problematikat që lidhën me koordinimin dhe ndërveprimin e institucioneve”, tha Qelaj.

Ai po ashtu shtoi se mungesa e institucionit të veçantë për shëndetin mendor të burgosurve po ashtu është një problematikë e madhe, e cila do trajton personat në varësi nga substancat narkotike.

“Ekziston një problem tjetër në Kosovë, mungesa e institucioneve të veçanta, i cili do të trajtonte personat në varësi nga substancat narkotike dhe mjete tjera dhe se në vazhdimësi trajtohen në të njëjtin institucion me persona të tjerë që kanë çrregullime mendore dhe kjo paraqet problem, sfidë për institucionet dhe besoj që ne të ardhmen do të ketë veprime konkrete lër tu zgjidhur si problem”, shtoi ai.

Ndërsa, eksperti nga Këshilli i Evropës, Vladimir Ortakov, u shpreh se një nga nismat kryesore është projekti ne vazhdim për përmirësimin e trajtimit të personave të privuar nga liria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e drejtësisë.

Ortakov tha se janë zhvilluar një numër trajnimesh mbi të drejtat e njeriut, të cilat kanë prodhuar rezultate shumë pozitive.

Ai theksoi se është rritur dukshëm niveli i njohurive mes punonjësve në institucionet e privimit nga liria.

“Këshilli i Evropës është i angazhuar në disa aktivitete që synojnë përmirësimin e kushteve në vendet e privimit nga liria.Një nga nismat më të rëndësishme është projekti në vazhdim për përmirësimin e trajtimit të personave të privuar nga liria në Kosovë, i cili zgjat nga viti 2022 deri në vitin 2025. Sa i përket aktiviteteve të mëparshme, do të jem i shkurtër: janë zhvilluar një numër trajnimesh mbi të drejtat e njeriut, të cilat kanë prodhuar rezultate shumë pozitive. Jam i kënaqur të theksoj se të gjitha këto aktivitete nuk kanë mbetur vetëm si dokumente në sirtarë apo si ide të pakonkretizuara – përkundrazi, kanë lënë gjurmë të dukshme në praktikë. Janë organizuar trajnime të shumta, janë hartuar manualë mbi shëndetin mendor, veçanërisht në kontekstin e burgjeve, dhe është rritur dukshëm niveli i njohurive mes punonjësve në institucionet e privimit nga liria”, u shpreh Ortakov./kp