Avokati i Popullit: Kërkohet reagim urgjent institucional për ngacmimet seksuale në UP

27 studente të Universitetit të Prishtinës kanë akuzuar profesorin Nexhat Krasniqi për ngacmim seksual, i cili me vendimin e Këshillit të Etikës të UP-së është suspenduar nga puna. Institucioni i Avokatit të Popullit, përmes një postimi në Facebook ka kërkuar reagim urgjent të institucioneve për të gjitha ngacmimet seksuale në UP. Ky institucion është shprehur…

Lajme

25/04/2024 14:23

27 studente të Universitetit të Prishtinës kanë akuzuar profesorin Nexhat Krasniqi për ngacmim seksual, i cili me vendimin e Këshillit të Etikës të UP-së është suspenduar nga puna.

Institucioni i Avokatit të Popullit, përmes një postimi në Facebook ka kërkuar reagim urgjent të institucioneve për të gjitha ngacmimet seksuale në UP.

Ky institucion është shprehur i shqetësuar duke kërkuar gjithashtu edhe debat të hapur publik për të ndikuar në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve, sidomos të vajzave e të grave që rastet e tilla t’i raportojnë tek autoritetet përgjegjëse.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës parasheh se secili person e ka të drejtën e respektimit të integritetit fizik të tij/saj, si një prej të drejtave më të rëndësishme personale të njeriut, e cila ngërthen në vete detyrimet pozitive për shtetin për t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe të përshtatshme për ta mbrojtur pacenueshmërinë e tij/saj. Legjislacioni në Republikën e Kosovës përfshin një numër të madh aktesh normative-juridike, të cilat rregullojnë dhe adresojnë çështjen e ngacmimeve seksuale. Kodit Penal i Republikës së Kosovës, përkatësisht neni 183, i ka përcaktuar dhe sanksionuar ngacmimet seksuale si vepra penale. Për më tepër, ngacmimi seksuale përben shkelje të të drejtave të njeriut dhe mund të ketë pasoja të rënda për personin që është viktimë”, ka shkruar Avokati i Popullit në Facebook.
Ky institucion ka thënë se është detyrë jona të ndërhyjmë dhe t’i mbrojmë viktimat e ngacmimit seksual duke u ofruar mbështetje dhe duke i njoftuar autoritetet përkatëse kompetente për këto sjellje të papërshtatshme, të cilat ushtrohet nga personat e caktuar me qëllim të përfitimit seksual, të cilët krijojnë ndjesinë e të qenët i pafuqishëm përballë tij/saj.
“Avokati i Popullit kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të ndërmerren të gjitha masat e përshtatshme për parandalimin, identifikimin, raportimin dhe trajtimin e këtyre rasteve në mënyrë efektive dhe me urgjencë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Postimi i plotë: