Avokati i komisioneres së arrestuar të Vetëvendosjes: Klientja tha se ka nënshkruar dokument pa e ditur çka po nënshkruan

Avokati Gent Gjini është deklaruar në lidhje me aksionin që po zhvillohet në Prizren, e që lidhet me keqpërdorimet dhe vjedhjet e votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Gent Gjini i cili është avokat i një prej komisionereve të arrestuara sot, deklaroi se klientja e tij e ka nënshkruar një dokument të cilin nuk e…

Lajme

23/01/2026 13:33

Avokati Gent Gjini është deklaruar në lidhje me aksionin që po zhvillohet në Prizren, e që lidhet me keqpërdorimet dhe vjedhjet e votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Gent Gjini i cili është avokat i një prej komisionereve të arrestuara sot, deklaroi se klientja e tij e ka nënshkruar një dokument të cilin nuk e ka kuptuar.

Në një prononcim për lajmi.net avokati Gjini tha se është avokat i komisioneres për zgjedhje nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

“Unë në cilësi të avokatit kam asistuar në polici gjatë dhënies së deklaratës, por që kjo komisionere fajin ua hedh vëzhguesve të partisë së Vetëvendosjes dhe kërkon llogari se përse ata politikanët që kanë dal në portale që kanë kërkuar që votat e tyre të hetohen, nuk po hetohen”,deklaroi Gjini.

Sipas tij, klientja deklaroi se po aplikohen standard të dyfishta.

“Kjo komisionerja e partisë së Vetëvendosjes, ka rënë pre e dallavereve, është e pafajshme” deklaron tutje avokati.

Në Prizren sot janë arrestuar mbi 100 persona të dyshimtë, të cilët veçse janë ndaluar për 48 orë dhe kanë filluar të barten në qendrat e paraburgimit./Lajmi.net/