Avokati Berisha e cilëson marrëveshjen si papjekuri të opozitës
Ai thotë se madje akoma pa u certifikuar rezultati i zgjedhjeve është bërë një koalicion që vetëm sa provon edhe më shumë papjekurinë e këtyre partive dhe demokracinë e brishtë.
Lajme
Sipas avokatit Besnik Berisha, marrëveshja e partive që fituan më pak vota se PDK-ja në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit, nuk është marrëveshje për të qeverisur, por për të mos qeverisur fituesi i dalë nga zgjedhjet e fundit.
“Kështu duhet të kuptohet dhe veç kështu mund të jetësohet”.
“Unifikimi i nënshkruesve të marrëveshjes brenda pak orëve, madje akoma pa u certifikuar rezultati i zgjedhjeve, vetëm sa provon edhe më shumë papjekurinë e tyre institucionale dhe demokracinë e brishtë në vendin tonë”, ka shkruar avokati Berisha n; profilin e tij në FB.
“Ata që i duan të mirën këtij vendi kanë më shumë se sa një opsion”, ka shtuar në fund fund ai.