Avokati amerikan i Thaçit vjen në Kosovë, viziton prindërit e ish-presidentit në Burojë

Avokati amerikan, Pierre Prosper, i cili po e mbron ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçin, ka vizituar prindërit e Thaçit në Brojë të Drenicës.

Lajme

17/05/2022 17:26

Në një foto të siguruar nga RTK, Prosper shihet i ulur bashkë me Haxhi dhe Hyrë Thaçin në oborrin e tyrë në Brojë.

Prosper ka qenë shumë i zëshëm kundër Prokurorsë të Dhomave të Specializuar të Kosovës.

Ai kishte theksuar se në Hagë duke duke u tentuar që të ndryshohet narracioni për luftën dhe historia e Kosovës.

Prosper u kishte bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, Bashkimit Evropian, Shoqërisë Civile dhe qytetarëve të Kosovës që të monitorojnë punën e kësaj gjykate.