Avni Arifi ‘dora e djathtë’ e Haradinajt, tregon kur dalin me emra për ministri

Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, do të jetë ‘dora e djathtë’ e kryeministrit Ramush Haradinaj në qeverinë e cila pritet të formohet në fund të kësaj jave.

Lajme

07/09/2017 21:19

Lajmi.net ka kontaktuar me Arifin,i cili tha se do të jetë shef i stafit dhe këshilltari i parë i Ramush Haradinajt.

“Do të jem shef i stafit edhe këshilltar i parë i kryeministrit”, ka thënë ai.

Lajmi.net kishte raportuar edhe më parë për pozitën e këshilltarit, konkretisht para zgjedhjeve kur Arifi nuk u përfshi në listën zgjedhore të AAK-së.

Arifi, më tutje, tha se nesër do të bëjnë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryeministrit dhe do t’i paraqesin emrat e ministrave.

“Nuk e di, sepse është çështje procedurale. Nesër do të kërkojmë seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryeministrit, e aty do të dorëzohen edhe emrat e ministra”, ka thënë ai. /Lajmi.net/