Ava Max interpreton ‘live’ në eventin bamirës të “amfAR”
Ava Max ka qenë e ftuar në eventin e "amfAR".

ShowBiz
Këngëtarja e njohur shqiptare, Ava Max, ka qenë në mesin e të pranishmëve në “amfAR”, shkruan lajmi.net.
Ajo ka performuar ‘live’, duke dhuruar kështu performancë me vokal të fuqishëm, për të cilën u komplimentua edhe nga fansat.
“Ju dërgoj të gjithë dashurinë për ekipin e amfAR për punën e mrekullueshme që bëjnë. Faleminderit që më ftuar të jem pjesë e AGalaForOurTime dhe faleminderit çdonjërit që ka dhuruar”, ka shkruar Ava Max.
View this post on Instagram
Këngëtarja ka zgjedhur që në këtë event të vishej me fustan të gjelbër elegant, të kombinuar me doreza me të njëjtën ngjyrë.
Kujtojmë se “My head and my heart” është projekti i fundit muzikor nga Ava Max. /Lajmi.net/
