AUV mbyll një operator ilegal në Prizren, merrej me trajtimin e nënprodukteve shtazore

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), pas një raportimi nga qytetarët, ka zbuluar se një biznes po operonte ilegalisht në trajtimin e nënprodukteve të kafshëve të therura. Sipas njoftimit të AUV-it thuhet se ky subjekt përveç mungesës së dokumentacionit, hapësirat nuk posedonin kushte teknike , sanitare minimale për të ushtruar veprimtarinë. Derisa ekipi inspektues menjëherë ka…

Lajme

09/10/2024 11:17

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), pas një raportimi nga qytetarët, ka zbuluar se një biznes po operonte ilegalisht në trajtimin e nënprodukteve të kafshëve të therura.

Sipas njoftimit të AUV-it thuhet se ky subjekt përveç mungesës së dokumentacionit, hapësirat nuk posedonin kushte teknike , sanitare minimale për të ushtruar veprimtarinë.

Derisa ekipi inspektues menjëherë ka urdhëruar largimin, tërheqjen e mbetjeve të nënprodukteve shtazore, për të penguar çfarëdo rreziku qe mund të shkaktohet nga ndotja.

Po ashtu Inspektorati ka bërë mbylljen e subjektit, ku lokacioni do të mbahet i mbikëqyrur nga organet shtetërore dhe njëkohësisht ndaj operatorit do të iniciohet procedura për gjykatë.

“Çdo operatorë ekonomik i cili nuk përmbush kriteret ligjore për të ushtruar llojin dhe natyrën e veprimtarisë ekonomike. Përveç se bie ndesh me ligjin ai njëkohësisht mund ta rrezikojë shëndetin publikë. Menjëherë pas masave ekzekutive të mbylljes, Do të përballet edhe me masat vijuese të ndjekjes përmes organeve të drejtësisë. AUV falënderon raportuesin dhe bënë thirrje edhe për të tjerët qe të raportojnë kurdo qe shohin veprime qe rrezikojnë shëndetin publikë dhe ambientin. Rasti i është trajtuar nga Inspektorët veterinarë zyra regjionale e AUV-së Prizren, sasi e produkteve të ndaluar- larguara është rreth 500 kg”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/