AUV-i me mungesë të inspektorëve që rrezikon sigurinë ushqimore – Si qëndron kontrolli i ushqimet në Kosovë me vendet e rajonit?

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bënë të qartë se nuk po arrin të përmbushë mandatin ligjor si duhet për kontrollin e produkteve ushqimore shkaku i mungesës së inspektorëve në këtë institucion. Zëdhënësi i agjencisë, Lamir Thaçi i tha Lajmi.net se situata është mjaft urgjente kjo për të siguruar ushqimin dhe të garantojnë për shëndetin e…

Lajme

28/05/2025 20:00

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bënë të qartë se nuk po arrin të përmbushë mandatin ligjor si duhet për kontrollin e produkteve ushqimore shkaku i mungesës së inspektorëve në këtë institucion.

Zëdhënësi i agjencisë, Lamir Thaçi i tha Lajmi.net se situata është mjaft urgjente kjo për të siguruar ushqimin dhe të garantojnë për shëndetin e qytetarëve.

Thaçi fillimisht tha se AUV-i punon në të gjitha hallkat e zinxhirit qe arrihet siguria e një produkti, pastaj lejohet të qarkulloj ne treg dhe përmendi se krahasuar me vendet e rajonit siguria e ushqimit në vendin tonë është e nivelit më të lartë.

“Autoriteti punon në të gjitha hallkat e zinxhirit qe arrihet siguria e një produkti, pastaj lejohet të qarkulloj ne treg. Është një fushë e gjerë komplekse e cila kërkon vigjilencë në mbikëqyrje, profesionalizëm në kontrolle dhe shkencë në analiza, qe të arrihet rezultati ‘’të quajturit ushqim i sigurt’’. Baza mbi të cilën ushtron kontrolle është aktiviteti legjislativ në fuqi, i cili është i harmonizuar-transpozuar nga ai i BE-së. Këto rregulla reflektojnë apo burojnë nga të gjeturat shkencore të cilat trajtohen nga vlerësuesit e rrezikut brenda strukturave të shumta të vendeve anëtare por edhe të Komisionit Evropian. Bazuar në të dhënat dhe rezultatet qe arrin AUV gjatë vitit, niveli i përgjithshëm i sigurisë ushqimore është i mirë, krahasuar me vendet e rajonit është në nivelin me të lartë”, tha Thaçi për lajmi.net.

Shqetësimi kryesor i këtij institucioni është mungesa e inspektorëve që sipas Thaçit pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të drejtuara institucioneve shtetërore për miratim të pozitave të reja, nuk është marrë ende asnjë aprovim zyrtar.

“AUV- për shumë vite radhazi ka kërkuar ngritje, avancim dhe shtim të kapaciteteve. Kemi mungesë të theksuar të numrit të inspektorëve. Të gjithë zyrtaret sforcohen të punojnë edhe jashtë orareve, vikendeve të arrihet një kontroll me i madhe në frekuence. Planet e punës janë të organizuara në bazë të planeve vjetore për kontroll dhe mostrim. Të cilat hartohen në mënyrë qe të përmbushen me kapacitetin ekzistues. Kontrolli kufitar mbulohet në masën 100%, kjo për shkak se asnjë ngarkesë nuk zhdoganohet, pa marrë aprovim fillimisht nga inspektori kompetent. Në kontrollin e brendshëm kemi mungesa në të gjitha sektorët e trupave inspektuese. Përveç mungesës se numrit të inspektorëve tani përballemi edhe me mungesë të numrit të nevojshëm të automjeteve”, shtoi Thaçi.

Thaçi thotë se kapaciteti aktual me inspektor të brendshëm është i pamjaftueshëm dhe se përveç inspektorëve kanë mungesë edhe të numrit të automjeteve zyrtare.

“Kapaciteti aktual me inspektor të brendshëm është i pamjaftueshëm. Çoftë ne raport me numrin e bizneseve, fermave qe kemi në mandat për kontroll, çoftë edhe në raporte me gjerësinë dhe kompleksi tetin e fushës qe mbulojmë me kontrolle. Me ligjin e ri të ushqimit është parapara të krijohet edhe një trup e re inspektuese e cila do të quhet inspektor të sigurisë ushqimore. Në të cilin sektor nuk është angazhuar ende asnjë inspektor. Jemi ne pritje të marrjes se provimit për rekrutim. Inspektoret përveç ushtrimit të kontrolleve në tërën, një pjesë të ditës e ndajnë për punët administrative dhe lëshimit të dokumenteve për operator ekonomik ku përfshihen edhe certifikatat shëndetësore dhe të kualitetit për produktet qe eksportohen nga Kosova. Rritja e numrit të inspektorëve menjëherë e rrit numrin e kontrolleve zyrtare. Në vitet e fundit në vazhdimësi kemi pasur rënie të numrit të inspektorëve. Përveç mungesës se inspektoreve jemi duke u përballur edhe me mungesë të numrit të automjeteve zyrtare”, theksoi ai.

Jo vetëm mungesa e inspektorëve të brendshëm i shkakton telashe AUV-it, por sipas zëdhënësit nuk ka as inspektorë të fushës se kontrollit të shëndetit të kafshëve, bimëve dhe sigurisë ushqimore.

“Në aspektin kuantitativ nuk mund të përcaktojmë numrin e bizneseve qe ka nën mbikëqyrje një inspektor. Ata janë të organizuar në zyre regjionale dhe përveç kontrolleve në të gjitha bizneset e komunave qe përfshihen ne atë regjion, shpesh bëjmë edhe aksione kontrolli në të cilat lëvizin inspektoret nga një regjion ne tjetrin. Ne si autoritet nuk mund as kohen ta përcaktojmë sa i nevojitet një inspektori për të kryer një kontroll. Kjo gjithmonë është ne diskrecionin e tije, ai në bazë të vlerësimit të situatës vepron. Një inspektim në fushën qe mbulon AUV- mund të zgjas edhe me dit. Krahasuar me vendet e rajonit Kosova ka me se paku inspektorë të fushës se kontrollit të shëndetit të kafshëve, bimëve dhe sigurisë ushqimore”, tha ai.

Tutje, Thaçi tregoi se edhe pse me numër të kufizuar të inspektorëve, AUV-i si institucion qe brenda një viti kanë realizuar dhjetëra-mijëra kontrolle, mijëra teste analiza laboratorike për të vërtetuar gjendjen shëndetësore të produkteve. Vetëm gjatë vitit 2024 janë kryer 70950 kontrolle zyrtare.

“Numri i inspektimeve të realizuara për Vitin 2024 është 70950 (inspektime dhe kontrolle ne kufij) , ndërsa ketë vit Janar-Prill 2025 janë 18846 (inspektime dhe kontrolle ne kufij). Për të gjitha rastet kur inspektori vlerëson se ka pasur veprime të operatorit ekonomik të cilat bin ne kundërshtim me rregullat ligjore janë iniciuar procedura në Gjykatë. Gjatë viti 2024 janë iniciuar gjithsejtë 107 lëndë, ndërsa në periudhën janar-Prill 2024 janë iniciuar 32 lëndë. Pastaj janë organet e drejtësisë qe përcaktojnë peshën e ndëshkimit. Kontrollet inspektuese janë realizuar bazuar në Planin Kombëtarë Vjetor të Kontrolleve Zyrtare-PVKKZ-2024, aktivitete sipas rasteve të identifikuara ndërkohë, pranim të informatave nga Njësia e Përbashkët për Inteligjencë, Analizë të Rrezikut dhe Kërcënimeve ( NJPIARK) – QKMK, pranimi i notifikimeve dhe gjurmueshmëria e rasteve në kuadër të RASFF ( Rapid Alert System for Food and Feed). Përkundër se kemi numër të vogël të inspektorëve ne kemi arritur qe brenda një viti ne realizojmë dhjetëra-mijëra kontrolle, mijëra teste analiza laboratorike për të vërtetuar gjendjen shëndetësore të produkteve. Vetëm gjatë vitit 2024 janë kryer 70950 kontrolle zyrtare. Nga të cilat janë asgjësuar 104,191.00 kg produkte ushqimore me origjinë bimore / 47,902.00 cope bime dekorative. Produkte me origjinë shtazore 522,955 kg. produkte mishi, 226,381kg. produkte qumështi, Mjaltë 474 kg. Dhe Peshk 40,505.86 kg. Këtu nuk janë të përfshira kontrollet dhe asgjësimet e Inspektoratit Sanitar të cilët funksionojnë në kuadër të Ministrisë se Shëndetësisë. Qe shpesh na dalin ne ndihme me kontrolle”, u shpreh ai për lajmi.net.

Numri aktual i inspektoreve në AUV:

1. Sektori i Inspektoratit Veterinar – njëzet e tetë (28) Inspektor;

2. Sektori i Inspektoratit Fitosanitar – katërmbëdhjetë (14) Inspektor;

3. Sektori i Inspektoratit Veterinar Kufitar – nëntëmbëdhjetë (17) Inspektor;

4. Sektori i Inspektoratit Fitosanitar Kufitar – tetëmbëdhjetë (18) inspektor.

Aktualisht në regjionin e Prishtinës janë vetëm 4 inspektor, 2 veterinar dhe 2 fitosanitar./Lajmi.net/