Autobusi dy-katësh përplaset për pemë, heq pjesën e sipërme (Foto)
Pjesa e sipërme e një autobusi dy-katësh urban është shkulur pasi ka goditur një pemë në rrugët e kryeqytetit britanik, në Londër.
Bota
03/08/2015 17:47
Raportet e para tregojnë se katër pasagjerë janë dërguar në spital nga lëndimet e marra, ndërsa shumë të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes, shkruan Indeksonline.
“Dukej sikur një bombë po shpërthente”, ka thënë për Press Association, Joseph Whalen.