Australian Open: Nadal kalon pa probleme në raundin tjetër

Rafael Nadal pa probleme ka kaluar në raundin tjetër të Australian Open.

Sport

19/01/2022 08:41

Numri 5 i botës, Nadal ka mposhtur numrin 126 të ranglistës, gjermanin Yannick Hanfmann në tre sete 6-2 6-3 6-4.

Spanjolli tani ka kaluar në raundin e tretë të Australian Open dhe aty do të takohet me fituesin e duelit Khachanov/Bonzi.

Fitore në këtë raund kanë arritur edhe Dennis Shapovalov, Reilly Opelka e Matteo Berrettini. /Lajmi.net/