Ausilio qetëson tifozët e Interit, nuk do të ketë largime tjera të ‘top lojtarëve’
Skuadra italiane Inter nuk pritet të largojë më shumë futbollist gjatë verës.
Sport
Nga Inter është shumë afër të largohet Hakimi i cili së shpejti do të nënshkruajë me PSG për rreth 70 milionë euro, raporton lajmi.net.
Drejtori sportiv i ‘Nerazzurëve’ Piero Ausilio është pyetur nga mediat italiane në lidhje se a do të ketë largime tjera të futbollistëve të rëndësishëm nga klubi, dhe ai u përgjigj:
“Jo, absolutisht jo. Transfere të tjera do të ketë, por kemi kohë deri më 31 gusht”.
Drejtuesit e Inter ishin të ‘detyruar’ të shisnin një nga yjet e skuadrës, në mënyrë që të rregullonin bilancet financiare të sezonit 2020/21, dhe i ‘sakrifikuari’ ishte Hakimi që do të shitet te Paris Saint-Germain.
Kampionët e Italisë kanë bërë një transferim deri më tani, Hakan Çalhanoglun si futbollist i lirë. /Lajmi.net/