Ausilio prite të nënshkruajë kontratën e re me Inter

Inter me gjasë do ta mbajë drejtorin sportiv të skuadrës, Piero Ausilio.

Sport

31/05/2020 11:45

Raportime nga ‘FcInterNews’ bëjnë të ditur se Ausilio do të nënshkruajë kontratën e re me ‘Zikaltrit’, transmeton lajmi.net.

Kjo kontratë do të vlejë deri në vitin 2022, pra do të jetë një vazhdim për dy vite për drejtorin sportiv të skuadrës.

Ausilio rinovonte për herë të fundit tri vite më parë, dhe tashmë kontrata e tij është afër fundit të saj.

Beppe Marotta thuhet të jetë shumë i kënaqur me punën që Ausilio po bën, prandaj ai do të fitojë edhe 2 vite kontratë.

Mbetet të shihet tashmë se kur do të finalizohet ky rinovim kontrate mes Ausilio dhe Inter. /Lajmi.net/