Aurier mund të transferohet te Arsenali si futbollistë i lirë
Serge Aurier është pa kontratë aktualisht.
Sport
Tottenhami pak ditë më parë njoftoi se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë kontratën e Aurier, transmeton lajmi.net.
Përkundër që merkato është mbyllur në top ligat evropiane ai mund të nënshkruajë në secilën ekip pasi është pa kontratë.
Sipas mediave angleze, futbollisti mund të transferohet te Arsenali të cilët janë ende në kërkim të përforcimeve.
Mbrojtësi i është ofruar ‘Topçinjve’ dhe bisedimet mes palëve tashmë kanë nisur dhe mbetet të shihet nëse do të arrijnë marrëveshje.
Aurier u largua nga Tottenhami pas katër sezonesh të kaluara atje. /Lajmi.net/