Aurela Gaçe tregon mesazhet e frikshme nga vajza dhe gra të abuzuara

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe i është bashkuar protestës ndaj abuzimit seksual.

ShowBiz

05/06/2020 10:36

Pak kohë më parë Aurela publikoi një këngë të titulluar “Veten dua gjallë”, e cila i kushtohet dhunës ndaj gruas dhe dashurisë që duhet të ketë gruaja ndaj vetes. Këngëtarja tha se pas publikimit të këngës ka marrë shumë mesazhe nga vajza dhe gra që jetojnë në këtë mizori.

“Nuk jam këtu vetëm për një rast, por raste të ndodhura çdo ditë. Jo vetëm një person që vendoset në mur, janë shumë që përdhunojnë dhe dhunojnë çdo ditë fëmijët. Vrasin gratë, vajzat.Është e frikshme çfarë po ndodh, jemi duke dëgjuar çdo ditë diçka.

Një ditë vritet dikush, një ditë tjetër fqinji përdhunon të miturën. Nuk kemi si i themi përdhunuesit ku e ke mendjen, se ai s’ka mendje për aq kohë sa e bën. Do flasi fëmija im nesër,që mos ndodhtë, fjala vjen më tregoi fëmija, do bëj vetëgjyqësi unë? Unë jam këtu t’i them shtetit tim të lutem reago.Është pak të them që marrim mesazhe. Para 4 muajsh realizova një këngë që i kushtohet dhunës ndaj gruas dhe dashurisë që duhet të ketë gruaja për veten. Kam marrë mesazhe të frikshme, nga vajza dhe gra që nuk dinë ku të shkojnë dhe ku të përplasen”, tha Aurela./ “Fax News