Aurela Gaçe e kujton Dr. Florin në gjashtë vjetorin e vdekjes së tij
Sot bëhen gjashtë vite që kur u nda nga jeta Dr. Flori.

ShowBiz
Këngëtari i njohur i grupit West Side Family humbi jetën më 17 nëntor të vitit 2014, duke lënë boshllëk të madh tek të afërmit e kolegët e tij, shkruan lajmi.net.
Sot, kur bëhen gjashtë vjet që nga vdekja e Dr. Florit, atë e kujtojnë me nostalgji shumë prej kolegëve të tij, me të cilët kishte raporte shumë të mira.
Raporte të mira, Dr. Flori kishte edhe me Aurela Gaçen, e cila e përkujtoi këngëtarin përmes një fotografie në Instagram.
View this post on Instagram
“6 vjet pa ty Flor”, ka shkruar artistja, duke shtuar edhe postimin që e bëri Landi.
Kujtojmë se Dr. Flori ndërroi jetë në moshën 35-vjeçare si pasojë e mbidozës, ai la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë. /Lajmi.net/