Audo-incizimi i Rilind Gërvallës, Gashi: Dëshmi e qartë se si AKI-ja përdoret për të fabrikuar lajme të rrejshme
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit ku drejtori i RTK-së tregon ndikimin e AKI-së në publikimin e lajmeve të “Slobodna Bosnas”. Gashi ka shkruar në Facebook se kjo është sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë dhe lirisë së mediave, shkruan lajmi.net. “Audioincizimi i publikuar dëshmon qartë se si…
Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit ku drejtori i RTK-së tregon ndikimin e AKI-së në publikimin e lajmeve të “Slobodna Bosnas”.
Gashi ka shkruar në Facebook se kjo është sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë dhe lirisë së mediave, shkruan lajmi.net.
“Audioincizimi i publikuar dëshmon qartë se si AKI-ja, një institucion shtetëror i ndjeshëm, është përdorur për të fabrikuar lajme të rrejshme dhe për të sulmuar mediat që konsiderohen kundërshtare nga pushteti. Kjo është një shkelje e rëndë e etikës institucionale dhe një veprim i patolerueshëm që dëmton rëndë besimin e qytetarëve në institucionet publike. Kërkohet hetim urgjent dhe mbajtje përgjegjësie për këtë akt kriminal”, ka shkruar Gashi. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: