Audioincizimi i skandalit me punësime, Halil Thaçit i vjen përkrahje morale nga imami i Obiliqit, Behar Mjekiqi

Imami i njohur nga Obiliqi, Behar Mjekiqi, i ka dalë në krah kryetarit të Komunës së Obliqit, Halil Thaçi. Një ditë pasi të parit të komunës i është publikuar skandali me punësim në KEK, imami Mjekiqi ka postuar një fotografi me Halil Thaçin nga xhamia e tij. Duket se fotografia është realizuar sot, pas faljes…

Lajme

13/11/2026 15:16

Imami i njohur nga Obiliqi, Behar Mjekiqi, i ka dalë në krah kryetarit të Komunës së Obliqit, Halil Thaçi.

Një ditë pasi të parit të komunës i është publikuar skandali me punësim në KEK, imami Mjekiqi ka postuar një fotografi me Halil Thaçin nga xhamia e tij.

Duket se fotografia është realizuar sot, pas faljes se namazit të xhumasë.

Në profilin e tij në Facebok, ai e ka postuar fotografinë me kryetarin e Obliqit, duke mos shkruar asnjë fjalë.

Audioincizimi

Një audioincizimet e publikuara të enjten nga “VOX”, Halil Thaçi, tash kryetar i Komunës së Obiliqit, dëgjohet duke pretenduar se kryeministri Albin Kurti kishte ndikuar në hapjen e një konkursi për 150 vende pune në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Derisa vëmendja është përqendruar te këto pretendime dhe roli i Thaçit dhe Kurtit në audioincizime, Nacionale ju sjell më poshtë pasurinë që ai ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK).

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë të përgjithshme prej 960 mijë eurosh, sipas formularit të deklarimit të pasurisë të dorëzuar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK).