Audio-incizimet e Kusari Lilajt me Radoiçiqin, Rizvanolli: Janë bërë me inteligjencë artificiale

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot derisa ka publikuar të dhëna nga konsumi i energjisë elektrike në komunat veriore ka shfrytëzuar rastin të komentoj edhe audio-incizimet të bisedës telefonike mes deputetes Mimoza Kusari Lilaj me kryeterroristin serb të sulmit në Bansjkë, Milan Radojiçiq. Rizvanolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se këto audio-incizime janë…

Lajme

10/10/2024 15:41

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot derisa ka publikuar të dhëna nga konsumi i energjisë elektrike në komunat veriore ka shfrytëzuar rastin të komentoj edhe audio-incizimet të bisedës telefonike mes deputetes Mimoza Kusari Lilaj me kryeterroristin serb të sulmit në Bansjkë, Milan Radojiçiq.

Rizvanolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se këto audio-incizime janë të realizuara me inteligjencë artificiale.

“Propaganda, lajmet e rrejshme, lufta hibride me anë të përmbajtjes së krijuar me inteligjencë artificiale flasin ndryshe e shumë, por faktet në secilën fushë flasin saktë e qartë”, ka shkruar Rizvanolli.

Ajo ka komentuar edhe rënien e konsumit të energjisë elektrike në veri duke e konsideruar si sukses së Qeverisë Kurti, shkruan lajmi.net.

“Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve të të gjitha etnive së bashku. Konsumi i energjisë rritej në mënyrë jonormale, 8-13% për çdo vit, e këtë e paguanim ne qytetarët tjerë. Rezultatet e luftës nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës kundër krimit të organizuar filluan të shihen më 2022-3, me rënie 2.5% dhe 8% të konsumit të energjisë. E që nga 1 janari 2024 kur e zgjidhëm çështjen e mospagesës së energjisë në katër komunat veriore të Kosovës, konsumi ra për 35%. Rikujtojmë që kjo barrë për 24 vite u kushtoi qytetarëve të Republikës së Kosovës 348 milionë euro”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në Facebook: