“Audia nuk prodhon veturë për një shtet më të mirë, për dikë më të keqe”-Nëse veturën e blen nga Korea thjesht kursen 2-3 mijë euro

Deri në 3 mijë euro mund të kursesh me veturat që porositen nga Koreja, në krahasim me veturat që blihen në autosallone në Kosovë. Albin Maqedonci i cili merret me shitjen e këtyre veturave nga Koreja tregon se këto vetura i përmbushin standardet evropiane dhe se blerja e këtyre veturave mund t’iu kursejë minimum 3…

ShowBiz

09/10/2024 12:47

Deri në 3 mijë euro mund të kursesh me veturat që porositen nga Koreja, në krahasim me veturat që blihen në autosallone në Kosovë.

Albin Maqedonci i cili merret me shitjen e këtyre veturave nga Koreja tregon se këto vetura i përmbushin standardet evropiane dhe se blerja e këtyre veturave mund t’iu kursejë minimum 3 mijë euro.

“Veturat nga Koreja prodhohen në Gjermani, pra vendin e prodhimit e kanë në Gjermani që do thotë i përmbushin standardet evropiane sepse brendi si Audia nuk mundet me bo një veturë ma të keqe ose ma të mirë për një shtet të caktum”, tha ai.

“Dallimi që mundesh me vërejt menjëherë veturën që e porosit në Kore, mundesh me i kursy 2-3 mijë euro se nëse e blen në sallone kam degju që ka rast që deri në 5-6 mijë euro është ma shtrenjtë se sa çmimi që paguhet”.

Në videon e realizuar nga lajmi.net tregohen detaje më të hollësishme në lidhje me këto vetura.

Për më shume detaje video më poshtë./Lajmi.net/