Audi UNO që lansohet më 2020, do të jetë një kryevepër e së ardhmes

Kompania Audi ka publikuar konceptin e modelit të mahnitshëm, që do të lansohet pas katër vitesh.

Auto & Tek

17/06/2016 03:10

Vetura UNO do të jetë një lloj ‘kapsule’ e cila kërkon një kohë të madhe derisa të prodhohet, sepse gjithçka do të jetë e punuar me dorë, transmeton Telegrafi.

Nuk bëhen të ditura detajet e kësaj veture luksoze, i cila nën ‘guaskën’ e vendosur përpara do të ketë motorin e fuqishëm.

Por kjo pjesë e veturës, do të jetë e ndarë nga pjesa ku qëndron shoferi dhe pasagjerët, raporton Car Magazine.

Linjat e theksuara në mënyrë të fortë, do të jenë tipari kryesor i modelit, që ka një bordurë me ngjyrë të bardhë, për ta bërë më të butë dhe të këndshme.

Kabina e pasagjerëve është e mbuluar me një xham të mençur, që nga brenda shfaqë gjithçka, por njerëzit që janë jashtë nuk mund të shohin asgjë.

Audi-2-1 Audi-3 Audi-4