Audi TT RS merr pamje të re (Foto)
Hennessey Performance i ka dhënë modelit TT RS të Audi një pamje të re, që është madhështore.
Auto & Tek
Përveç pamjes madhështore, HPerformance i ka vendosur veturës një motor 2.5 litërsh me 5 cilindra, një ftohës të ri të ajrit, sistem sportiv dhe një ECU të riprogramuar.
Këto përmirësime mundësojnë që vetura nga 335 kuaj-fuqi tani të ketë 503 të tillë, respektivisht, transmeton lajmi.net.
HP nuk ka treguar se çfarë i ka bërë veturës kjo performancë e tillë, por shpejtësia prej 100kmh padyshim se tani do të arrihet për vetëm 4 sekonda.
Vetura kushton rreth 55,000 euro në Gjermani dhe vjen me këtë motor të ri me 5 cilindra. Veturës i janë bërë edhe disa foto, të cilat janë madhështore.