Audi tregon datën e prezantimit të modelit RS7

Modeli ‘RS7’ mësohet të lansohet në eventin e veturave në Frankfurt, i cili do fillojë pas disa ditësh.

Auto & Tek

08/09/2019 13:55

Një gjë të tillë e ka konfirmuar kompania prodhuese e veturave ‘Audi’, gjersa ka thënë se do t’i sjellë dy modele tërësisht të reja, mes tyre makinën elektrike për të gjitha terrenet Audi AI:TRAIL si dhe modelin RS7 të ri, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, kompania nuk bëri të ditur asgjë në lidhje me specifikat. Por, sipas spekulimeve, veturat pritet të kenë shpejtësi të njëjta, nga zero deri në 100 kilometra në orë, për 3.6 sekonda.

Megjithëse nuk janë shfaqur pamjet e para të Audi A7, vetura është parë derisa testohej dhe mund të thuhet se ka linja shumë të mira. /Lajmi.net/