Audi Q8 TFSI E Quattro prezantohet me 482 kuaj fuqi

Audi RS Q8 është tashmë në shitje në Shtetet e Bashkuara duke përfaqësuar njohuritë teknike të kompanisë të zbatuara në një SUV praktik.

Auto & Tek

14/10/2020 14:21

Me 591 kuaj fuqi dhe me 800 Njuton/metër fuqi rrotulluese, Q8 është makina më sportive dhe e pakrahasueshme sa i përket fuqisë, por ekziston një version i ri hibrid i Q8 që i afrohet shumë këtij niveli.

Njihuni me Q8 TFSI E Quattro, hibridi i coupe-SUV dhe Audi plug-in që perfshninë veçoritë e modelit Q8. Do të jetë i disponueshëm në dy variante, varësisht nga prodhimi – Q8 55 TFSI E Quattro dhe Q8 60 TFSI E Quattro, raporton “Motor1”, transmeton lajmi.net.

Të dy përdorin një fuqi elektrike te përbërë nga dy njësi energjike. Motori me djegie është  TFSI V6 3.0 litërsh me turbo 250 kW dhe 450 Nm fuqi rrotulluese. Njësia plotëson standardet më të fundit të Evropës Euro 6 AP për emetimet dhe mbështetet nga një motor elektrik PSM dhe një baterie litium-jon 17,8 kWh.

Bateria  është e gjeneratës së re që ka një kapacitet 0.5 kWh më të madh se paraardhësi i saj dhe është 40 kilogram më i lehtë. Versioni i mëparshëm u prezantua me Q7 TFSI E Quattro, që tani edhe ai model është i pajisur me baterinë e gjeneratës së fundit. /Lajmi.net/