Audi prezanton modelin A8 4.0 Sport me 450 kuaj-fuqi në SHBA (Foto)

Audi ka prezantuar një version të ri A8 në SHBA, të fuqizuar nga një motor V8 turbo-binjak me benzinë.

Auto & Tek

26/10/2015 22:39

Modeli i ri për vitin 2016 – Audi A8 4.0T Sport – ka më shumë fuqi dhe përmirësime. Motori 4.0 turbo-binjak V8 dërgon 450 kuaj-fuqi, që është një rritje prej 15 kuaj-fuqi nga modeli i kaluar 4.0T.

Modeli sport sjellë gjithashtu disa përmirësime në pjesën e përparme të veturës, ku tani shihen nxjerrës më të mëdhenj të ajrit, një mbrojtëse më e ulët përpara dhe një mbrojtëse më të ulët gjithashtu mbrapa.

Brenda, modeli 2016 Audi A8 4.0T Sport vjen me një paketë standarde dhe luksoze, ku përmban ulëse komfort me lëkurë Valcona dhe një strukturë prej diamanti – së bashku me funksionet e ventilimit dhe masazhit, transmeton lajmi.net.

Çmimi i veturës do të jetë $90,500 në SHBA. (lajmi.net)

2016-Audi-A8L-4-0-Sport-2