Audi përgatitë versionin e ri të A4

Modeli i ardhshëm i A4 do të jetë i gatshëm për Le Mans.

Auto & Tek

01/02/2015 14:44

Njerëzit vazhdojnë të flasin për teknologjinë e Formula 1 e cila po e bënë rrugën e saj drejt veturave të rrugës, por kompanitë si Audi do të ju tregojnë se si është të përshtatet një veturë e rrugës me një teknologji të re hibride.

Dhe më tej, Audi do të shfaqë gjeneratën e re të A4 me një teknologji hibride nga Le Mans.

Me këtë sistem, rrotat e pasme të veturës do të jenë të fuqizuara nga motori me benzinë, përderisa rrotat përpara do të jenë të fuqizuara nga një motor elektrik, transmeton Lajmi.net.

Ndryshe, do të jetë edhe një motor dytësor i teknologjisë AWD elektrike për rrotat e pasme të saj.

Audi është prodhuesi i vetëm që do ta përdorë këtë sistem dhe e vetmja me një motor kaq sportiv i cili padyshim se do të jetë më i avancuari.