Audi i thotë lamtumirë gjeneratës së parë të R8 në LA

Audi do t’i thotë lamtumirë gjeneratës së parë të R8 në shfaqjen e veturave në Los Angeles me modelin 2015 Audi R8.

Auto & Tek

20/11/2014 13:52

Audi ka vendosur t’i thotë lamtumirë gjeneratës së parë të R8 në Los Angeles, dhe për ta bërë këtë ajo ka zgjedhur mënyrën më të mirë të mundshme – duke shfaqur kështu modelin e limituar të 2015 R8.

Audi do të dërgojë vetëm 60 njësi nga kjo super-veturë në SHBA, dhe zemra e veturës tani është një 5.2 litërsh V10, transmeton Lajmi.net.

Vetura tani bën 570 kuaj-fuqi, që është një rritje për 20kf, dhe ka një bosht binjak S Tronik prej shtatë shpejtësive.

Audi pretendon se vetura kapë 96kmh në vetëm 3.2 sekonda, me një shpejtësi maksimale në rrugë prej 321kmh.