Audi i bën të “dridhen“ BMW-në e Mercedesin, lanson super-veturën

Pak ditë më parë, kompania prodhuese e automobilave ‘Audi’ ka lansuar modelin sportiv ‘RS7 Sportback’.

Auto & Tek

12/09/2019 13:10

Vetura në fjalë ka një motor me vëllim prej 4,0 litrash, tetë cilindrash dhe dy turbombushës, që ia mundësojnë asaj të arrij 591 kuaj-fuqi, transmeton lajmi.net.

Shpejtësia prej 0-100 kilometra në orë nga prodhimi i ri i ‘Audi’-së arrihet për 3,6 sekonda, derisa shpejtësia maksimale e tij është 250 km/h.

Blerësit e saj kanë mundësinë të zgjedhin 12 ngjyra të ndryshme, përfshirë dy nuanca të veçanta për këtë model: e hirta dhe e zeza.

Kjo makinë pritet t’i bëjë konkurrencë modeleve Mercedes-Benz CLS63 AMG dhe BMW M6 Gran Coupe.

Megjithëse nuk është bërë i ditur çmimi, data përgjatë të cilës modeli do plasohet në treg do jetë tremujori i parë i vitit të ardhshëm. /Lajmi.net/