Audi do të prodhojë modelin TTQ në vitin 2017

Koncepti Audi TT Offroad do të hyjë në prodhim gjatë vitit 2017 i emëruar si “TTQ”.

Auto & Tek

26/01/2015 15:17

Audi sapo ka konfirmuar se koncepti i saj Audi TT Offroad do të hyjë në prodhim si një model i vitit 2017.

Ky model tashmë ka edhe një emër: TTQ. Audi kishte dëshiruar që këtë model ta emëroj me emrin “Q2”, por nuk e bëri pasi që Fiat ka tashmë një model me këtë emër, së bashku me një Q4, transmeton Lajmi.net.

Koncepti, që ishte zbuluar në shfaqjen e veturave në Pekin gjatë vitit 2014, ishte një veturë hibride që kombinonte një motor 2.0 litërsh turbombushës me dy motorë të tjerë elektrik, duke i dhënë kështu një shpejtësi prej 96kmh në 5.2 sekonda.