Audi A3 Sedan (Foto)

Audi A3 dhe S3 në vitin 2015 do ta kompletojnë ri dizajnimin dhe A3 pothuajse do të ketë madhësinë e njëjtë me A4 origjinal.

Auto & Tek

02/12/2014 11:37

Kjo makinë e re do të del së shpejti në shitje, këtu do të përfshihen katër modele të ndryshme të motorit,A3 1.8 turbo QUATTRO, A3 2.0 turbo,A3 turbo diesel(TDI) dhe nje Audi A3 sportive. 

Audi A3 TDI është pajisur me një motor 2.0 prej  150 kuaj fuqi. Ky model i ri Audi A3 sedan do ta ketë një çmim fillestar prej 30.795 dollar, sipas dëshirës dhe modelit çmimi mund të rritet, transmeton Lajmi.net

Të gjitha makinat kanë  ulëse prej lëkure, klimë automatike, Bluetooth streaming audio, HD Radio, radio satelitore, po ashtu modeli i ri A3 sedan do të ketë xhama me pamje panoramike dhe sensora të lehtë për shi. Po ashtu makina do të ketë një ekran prej 7 inçëve, dhe navigacion.