Aubameyang reagon pas ndeshjes, ndjen veten përgjegjës për barazimin ndaj Benfica

Arsenali barazoi me Benfican në kuadër të Ligës së Evropës me rezultat 1-1.

Sport

19/02/2021 08:18

Pas ndeshjes, kapiteni i skuadrës Pierre Emerick-Aubameyang reagoi duke postuar një foto në llogarinë e tij në twitter, shkruan lajmi.net.

Ai ndjehet fajtor pasi skuadra e tij nuk arriti që të marrë një rezultat më të mirë nga kjo ndeshje.

“Ne merituam një rezultat më të mirë dhe unë duhet të shënoja më shumë gola sot. Kemi akoma një ndeshje tjetër”, tha ai.

Gjithashtu, Aubameyang lavdëroi edhe sulmuesin e ri të Arsenalit, Bukayo Saka, i cili shënoi golin e barazimit.

Të enjten tjetër, më 25 shkurt do të luhet edhe ndeshja e kthimit./Lajmi.net/